“E bëj me shpirt”, Artan Thaçi premton 100 mijë euro për bamirësi nëse e fiton BBV Kosova

Këtë javë dihet fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Nga pesë finalistët e mbetur, Artan Thaçi ka dal me një premtim interesant për dallim nga banorët e tjerë që premtojnë udhëtime për banorët në rast se fitojnë cmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ai ka thënë se gjysmën e çmimit, shumën prej 100 mijë eurosh do ta dhuronte për një kauz bamirësie.

“Po qysh tani e them me bindje që nëse e fitoj se jam në gjendje 100 mijë euro t’i dhuroj për bamirësi, le të mbetet si dokument e them pa e menduar dy herë, e bëj me zemër dhe me shpirt”, ka thënë Artani.

Artani njihet edhe në të kaluarën për shumë aktivitete bamirësie në Kosovë.

 

Lexo edhe:  Bebe Rexha dhe trajnerja Senada Greca këndojnë e vallëzojnë me këngë shqipe