Aksident i rëndë në Suharekë: Motoçiklisti përplaset me veturën, është në rrezik për jetën

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Suharekë, ku është përfshirë një motoçikletë e një veturë dhe për pasojë motoçiklisti ka pësuar lëndime serioze.

Siç mëson Sinjali, i dyshuar për rastin është drejtuesi i motoçikletës, një 20-vjeçar i cili është përplasur me veturën dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe fatkeqësisht është në rrezik për jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 17:15, është raportuar një aksident mes një veture dhe një motoçiklete, drejtuesi i motoçikletës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Prishtinë”, tha ai.

Bytyqi shtoi se në lidhje me rastin tani është duke u marrë njësia rajonale e trafikut në Prizren.

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari që po kërkohet nga Policia për vrasjen në Prizren