Dënohet me 25 vjet burgim babai që vrau djalin e tij në Podujevë

Me 25 vjet burgim është dënuar N.S, për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasja e rëndë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai akuzohet se krimin e kreu në vitin 2022, në fshatin Bajçinë të Podujvës, për çështje pronësore, raporton Paparaci.

“Me datën 13.06.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Bajçinë, komuna Podujevë, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen pronësore, i akuzuari N.S me dashje e kishte privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin E.S, në atë mënyrë që deri sa i ndjeri kishte qenë duke punuar – kositur barin me traktor në livadhin e fqinjit të tyre, i akuzuari posa e kishte vërejtur, kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe e kishte marr armën – pushkë automatike dhe të njëjtën e kishte futur në veturë dhe posa kishte arritur afër vendit të ngjarjes ishte afruar në një distancë të afërt ndaj të ndjerit E.S dhe kishte shtënë disa herë në drejtim të tij duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit dhe si pasojë e plagëve të rënda në atë vend, tani i ndjeri kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lexo edhe:  Konfirmohet nga shteti: Lejohet tërheqja e trupit të Faton Hajrizit, vjen shpejt në Kosovë