Aksident i rëndë trafiku në Prizren, vetura godet këmbësorin

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe mbrëmë në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Sipas informacioneve të para, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda, por akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Lexo edhe:  Hajnat thyejnë një garazh në Prishtinë, vjedhin një motoçikletë në vlerë rreth 5 mijë euro