Dëm i madh për ferizajasin, i digjen dy furgonët e kompanisë – dëmi rreth 20 mijë euro

Një zjarr i madh ka përfshirë sot dy automjete në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pronari i furgonëve të djegur ka njoftuar organet kompetente, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve ka arritur që të lokalizojë dhe të fik zjarrin në tërësi.

Po ashtu njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë zonën e parkingut të kompanisë së cilës i përkisnin automjetet dhe është vërejtur se flaka është përhapur vetvetiu.

Bazuar në dëshminë e pronarit, dëmi kap vlerën e rreth 20 mijë eurove.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’.

Lexo edhe:  Burri 53 vjeçar sulmon seksualisht një 13 vjeçare, nëna e saj e njofton policinë