Aksident trafiku në Pejë: Njëra veturë bie në lumë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës, ku janë përfshirë dy automjete, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë, dyshohet se ka persona të lënduar, të cilët tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, teksa akoma nuk dihet shkaktari i aksidentit.

Sipas pamjeve që ka siguruar Sinjali, shihet se njëra veturë ka përfunduar në lumë.

 

Lexo edhe:  Krasniqi: Qeveria të mos fshihet pas KFOR-it, po presin por një ditë do të jetë vonë