IKShPK me njoftim: Gripi në Kosovë nën pragun epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gripi në Kosovë është nën pragun epidemik.

Krahasuar me javët e para të janarit, në muajin shkurt gripi ka filluar të ketë rënie dhe se nuk ka përhapje epidemike, shkruan Sinjali.

Por, IKShPK thotë se janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).

Postimi i plotë i IKShPK-së:

Gripi në Kosovë nën pragun epidemik

Institituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit sezonal), sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e 05-të të vitit 2024, që paraqet periudhën 29 janar-04 shkurt 2023, ka shënuar rënie prej 16.02% krahasuar me javën paraprake dhe është nën pragun epidemik.

Megjithatë, janë duke u regjistruar ende raste të infeksioneve të tjera sezonale sikur Sëmundje të ngjashme me Grip (ILI), raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).

Prandaj, IKSHPK bën thirrje që, qytetarët, në veçanti grupet e rrezikut, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje shoqëruese kronike, profesionistët shëndetësor, shtatzënat, etj., të vaksinohen dhe të zbatojnë masat e tjera të kujdesit.

Lexo edhe:  Punëtorët e një marketi në Prishtinë e fusin në depo dhe e rrahin personin që tentoi të kryejë vjedhje