Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit

Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë dhe Gjonaj të Prizrenit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ku bëri të ditur se vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aliu, tutje njoftoi se nuk ka persona të lënduar.

“Në mes fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Aliu.

Lexo edhe:  Burri nga Prishtina sulmon policin e bën për spital