Vrasja në tentativë në Pejë, bien në prangat e Policisë vëllezërit binjakë që ishin në arrati

Mbrëmjen e 22 marsit në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në qytetin e Pejës, Sami Qeku dhe dy djemtë e tij Frashëri e Besniku, dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin tjetër, Durim Luci. Që atëherë, dy të dyshuarit tjerë nga familja Qeku ndodheshin në arrati.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vëllezërit binjakë Fisnik Fatlum Qeku kanë rënë në prangat e Policisë sot.

Dy vëllezërit janë arrestuar pas gati një muaji në arrati dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe të hetohen për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Lexo edhe:  Arrestohet Akil Gjakova në pikën kufitare të Vërmicës