Del fotoja e parë e kuzhinierit tëKurtit pas lirimit nga paraburgimi

Sot, Gjykata e Apelit ka marrë vendim për lirim nga paraburgimi të dy drejtorëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Pas lirimit të Ridvan Muharremi, avokati i tij Mahmut Halimi ka publikuar një foto së bashku me të, teksa ka shkruar: Siç po shihni une e Ridi së bashku në Bukë e Zemër, e pimë nga një gotë për juve kureshtarët.

Ridvan Muharremi u arrestua nën dyshimin për “aferën me rezervat shtetërore”.

Arrestimi tij erdhi pas publikimit të incizimeve për skandalin e grurit dhe vajit.

Muharremi, që është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, po dyshohet se është ndërmjetës.

Lexo edhe:  Momenti kur ambulanca merr gruan e cila ishte hedhur nga ballkoni, i shpëtoi më të keqës duke përfunduar mbi një veturë!