Të shtënat që trazuan Podujevën lanë të plagosur dy persona, të dyshuarit në arrati

Pak më parë u raportua për disa të shtëna me armë zjarri që u dëgjuan para ndërtesës së Gjykatës në qytetin e Podujevës.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Podujevë, Njazi Jashari, i cili tha se të dyshuarit janë identifikuar dhe tashmë janë në kërkim policor.

Jashari bëri të ditur për Sinjalin se si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona, teksa nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

02 Press mëson se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spital.

Lexo edhe:  Edhe një aksident i rëndë: 5 të lënduar nga përplasja në rrugën Prishtinë-Podujevë