Çka po kurdis Ledri Vula? Zbulohet befasia e madhe

Reperi Ledri Vula po kujdeset që ky vit të jetë akoma më i nxehtë me këngët e tij.

Në një prononcim për Indeksonline, menaxheri i reperit, Enis Fetahu zbuloi se reperi së shpejti do të godas tregun muzikor me projekte të reja të cilat do t’i lansoj solo si dhe duete.

”Ledri momentalisht është duke xhiruar spote. Ditën e djeshme kemi nisur xhirimet që pritet të përfundojnë brenda 4 ditëve. 16-17 këngë do të lansohen gjithsej ndërsa 10 prej tyre do të lansohen me videoklip”.

Gjithashtu për Indeksonline, menaxheri zbuloi se ndër emrat me të cilët pritet të bashkëpunoj janë Lumi B, Buta e emra të tjerë të njohur.

Lexo edhe:  “Smart Patrol” identifikon autobusin pa regjistrim, gjobitet shoferi me 300 euro