Policia largon gazetarët nga veriu, iu thotë se s’ka siguri

Policia e Kosovës i ka larguar gazetarët nga pjesa veriore, me pretendimin se nuk ka siguri për qëndruar aty, raporton Koha.

Policia vetëm disa minuta më parë përmes një reagimi theksoi se situata në veri është stabile, ndërsa ftoi qytetarët të jenë të qetë e bashkëpunues.

Gjatë ditës së shtunë, janë raportuar disa sulme nëpër komunat veriore. Sulmet ndodhën në ditën kur zyrtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor shkuan në veri për t’u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Sofali të Prishtinës, vjedhin stoli në vlerë të rreth 20 mijë eurove