“Çka o puna e qatij Bajrush Xhemajlit…”/ Konjufca tregon një batutë, deputetët shkrihen së qeshuri
Seanca e Kuvendit po vazhdon, por teksa nuk ka kuorum për të votuar Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e hershme, kryeparlamentari vendosi t’ua kalojë pak kohën depuetëve.
Konjufca tregoi një batutë që lidhet me ngjashmërinë e sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqit dhe ish-deputetit të PDK-së, Bajrush Xhemajlit.
“Po jau tregoj një batutë. Nji gru në moshë e thërret dikë prej deputetëve, që e ka familjar edhe e pyet çka o puna e qatij Bajrush Xhemajlit (PDK) pse pe ndrron vendin, sa atje, sa këtu te kryetari i Kuvendit”, tha Konjufca, duke iu referuar sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqit.