Butrint Imeri bën ‘blerjen e çmendur’, shton edhe një veturë superluksoze në garazhin e tij

Këngëtari tejet i suksesshëm dhe shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, njihet për pasionin e tij të madh për veturat.

E këtë verë ai ka shtuar një tjetër veturë luksoze në garazhin e tij, duke u bërë pronar i një Rolls Royce Cullinan, i cili kushton afër gjysmë milioni euro.

Vetura më e re e Butrintit, rangohet si një prej më të shtrenjta në treg.

E pamjet e saj i ka ndarë vet këngëtari përmes rrjetit social Instagram.

‘Mirë se vjen në shtëpi’, ka qenë mbishkrimi i Butrintit në fotot e para me veturën e re.

Lexo edhe:  “U rrit jetim dhe nënën e ka arsimtare në këtë fshat të Podujevës” – Detaje të reja nga vrasja e 30 vjeçarit