Vushtrriasi s’ia fal rojës së pyllit që e gjobiti për prerjen ilegale të drunjve, e kërcënon përmes telefonit

Prerja ilegale e pyjeve është një dukuri e shpeshtë në Kosovë. Persona të ndryshëm kapen në flagrancë nga zyrtarët e pylltarisë duke prerë dru në pyje, të cilët më pas i zë sherri me të dyshuarit.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Nadakofc në Vushtrri, ku një qytetar dyshohet se ka kërcënuar rojën e pyllit.

Sinjali mëson se 37-vjeçari i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, ka pranuar kërcënime përmes telefonit nga i dyshuari, i cili këtë dyshohet ta ketë bërë në shenjë revolte për gjobat e shqiptuara lidhur me prerjen ilegale të drunjve.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Kanosje’.

Lexo edhe:  “Hallakamë” në Obiliq: Tetë persona fjalosen mes vete, dëgjohen krisma armësh