Burri në Fushë Kosovë raportoi se i ka humbur gruaja, ajo lajmërohet nga Malisheva: Jam martuar

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Kështu ndodhi edhe së fundmi në Fushë Kosovë, ku u raportua e zhdukur një grua, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se rasti ishte denoncuar në Polici nga burri i saj para rreth dy javësh, i cili kishte kërkuar ndihmë për gruan që u largua nga shtëpia dhe s’kishte informacione për të.

Pas raportimit, Policia është aktivizuar për të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat u zbulua se gruaja ndodhet në Malishevë.

E njëjta u intervistua nga hetuesit policorë, ku ndër të tjera ka deklaruar se ka vendosur të martohet me një burrë tjetër.

Siç merr vesh Sinjali, gruaja ka deklaruar se nuk është abuzuar e as keqtrajtuar nga askush.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Lexo edhe:  Vdes aktorja e njohur kosovare