Burri sulmoi fizikisht gruan shtatzënë, arrestohet nga Policia e Kosovës

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht bashkëshorten e tij shtatzënë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Ndërsa, lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbarje.

Lexo edhe:  Gati 25 vjet burgim për Sylejman Ahmetin që vrau shokun për 20 euro borxh