Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ato maksimale pritet të luhaten nga 33 deri në 35 gradë Celsius. Rekomandohet kujdes i shtuar sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me shëndet më të dobët sidomos orëve të mesdites.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Më së nxehti do të jetë në disa vise kontinentale të Shqipërisë dhe në Maqedoninë Veriore ku temperaturat maksimale do të arrijnë mbi 35 gradë Celsius.

E Premta sjellë kulminacionin e kësaj vale të nxehtësisë. Në Kosovë temperatura mund të arrijë deri në 37 gradë Celsius, ndërsa ndonjë gradë më nxehtë në Maqedoninë Veriore dhe disa zona në Shqipëri.

Të shtunën destabilizim i fuqishëm i motit. Parashihen zhvillime shumë të fuqishme të vranësirave të shiut të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet mund të vijnë edhe në formë të ndonjë sistemi të fuqishëm frontal. Do të ketë gjasa për shtrëngata të forta lokale.

Lexo edhe:  OVL-UÇk organizon protestë pasi Gjykata Speciale i ndaloi vizitat për Thaçin, Veselin dhe Selimin