Pejë: Shoferi i dehur godet një veturë dhe i rrah dy persona që ndodheshin në të

ksidentet që ndodhin në komunikacion jo rrallëherë bëhen mollë sherri për konflikte mes pjesëmarrësve në trafik, që shpesh eskalojnë edhe në kanosje serioze e rrahje.

Një rast i tillë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht kishte ndodhur një aksident trafiku, që ishte shkaktuar nga një shofer i dehur, i cili ka goditur një veturë tjetër dhe më pas ka rrahur disa persona.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 31-vjeçar, i cili ka sulmuar dy persona që ndodheshin në veturën që e përplasi, duke iu shkaktuar lëndime tre më pas edhe një person tjetër që u përfshi në rast, ka pësuar lëndime trupore.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është arrestuar personi i dyshuar, i cili u shoqërua në stacion policor.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij, është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Pas nxehtësisë, të shtunën pasdite moti ndryshon moti