Burri në Gjakovë kapet me gruan veç pse i kërkoi llogari, e sulmon dhe hidhet nga ballkoni

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës në familjet kosovare.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku një çift u përfshi në një konflikt dhe të dy përfunduan në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas mesnate, kur burrë e grua u kapën mes vete pas një debati që dyshohet se eskaloi në dhunë fizike.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi gruaja e kishte kërkuar llogari bashkëshortit, e më pas ky i fundit i revoltuar e ka sulmuar.

Sipas të njëjtave burime, burri i dyshuar është hedhur nga ballkoni i katit të parë të banesës së tyre, duke pësuar kështu lëndime.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Komuna e Prishtinës bën sot testimin e alarmit publik