Burri e raportoi të zhdukur, gruaja gjendet shëndosh e mirë – thotë se u martua në Zvicër

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e kishte kërkuar në fillim të muajit edhe një burrë në Ferizaj, i cili kishte raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia më 4 janar dhe nuk dinte gjë për fatin e saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas veprimeve hetimore, është lokalizuar vendndodhja e viktimës, me të cilën Policia ka rënë në kontakt.

Ajo ka deklaruar se me dëshirën e saj është martuar në Zvicër dhe ka nisur një jetë të re atje, larg bashkëshortit të mëparshëm.

Lexo edhe:  Doganuan vetura me dokumente false, vitiasi kërcënon përmes telefonit 36-vjeçarin në Gjermani