Bashkëluftëtari i Adem Jasharit rrëfen për figurën e tij: I donte shokët e familjen, por më së shumti kombin

Ali Januzi bashkëluftëtarë i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, në një rrëfim për Lajmi.net ka folur për figurën dhe heroizmin e tij.

Ai gjatë bisedës ndau momente nga takimi e shumëçka tjetër, madje në një moment u shpreh se ai është shumë i vogël të flas për Adem Jasharin, pasi për të duhet të flasin historianët e Akademia e Shkencave.

“Ademi është një figurë që tash ka hyrë në analet e historisë, Ademi është i madh dhe për të fol për bacin Adem dhe për të fol me të duhet një akademi e tërë, me u marr me familjen e tij me dhe nuk e di a mundet me I dal në fund heroizmit dhe bujarisë të shtëpisë së Shaban Jasharit dhe gjithë Prekazit heroik”, tha Januzi.

Ali Januzi tha se Adem Jashari ishte një figurë e dashur për miqt e bashkëpunëtorët por mbi të gjitha e donte kombin shqiptar.

“Ademi ka qenë një figurë shumë e madhe, tash në saje të bacit Adem e heronjëve dhe dëshmorëve sot jemi të lirë në Kosovë dhe troojet shqiptare. Ademi ka qenë një njeri shumë I dashur e komunikativ e I dashur për shokët e për miqt e mbi të gjitha për  kombin”, tha ai.

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregoi se me të u njoh përmes një miku në vitin 1995 ku bisedonin e organizoheshin për luftë të armatosur.

“Ramadani më ka njoftu dhe bashkë me Ramadanin kemi shku në Prekazin në tetor të 1995, u bënte fjalë për një revolucion të armatosur sepse vetëm lufta mund të ja prangat e robërisë të këtij populli”, tha ai.

Ndiqeni rrëfimin e plotë më poshtë:

Lexo edhe:  Emocionohet Xhuli, befasohet nga familja e saj në Finlandë