Parashikimi i motit nga sot deri ditën e premte

Sot pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe pa ndonjë “lëvizje vranësirash”. Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë apo me acar të fortë, ndërsa dita relativisht e ngrohtë.

Temperaturat minimale në shumë zona deri në -6 – 7 (apo madje edhe – 8 në zonat malore) gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me acar të fortë. Temperaturat minimale deri në -10 gradë Celsius në zonat e thella malore deri në 0 gradë Celsius në disa zona mesdhetare. Acar pritet edhe në shumë zona mesdhetare.

Të Enjten pak “më butë”. Temperaturat minimale nën 0 gradë Celsius, prandaj prapë pritet acar po më i dobët. Edhe temperaturat ditore shënojnë rritje në Kosovë afërsisht deri në 10 gradë Celsius. Gjatë dites pritet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.

Të premten shtim i vranësirave, fuqizim i erërave nga veriu dhe lokalisht ndonjë reshje e dobët shiu e bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Tronditet familja: Nëna e gjen djalin pa shenja jete në dhomë