Burri e kërcënoi se do ta mbys dhe e dëboi nga shtëpia, Policia e gjen në rrugë me tre fëmijë gruan në Pejë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Jabllanicë e Madhe të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij e më pas e ka dëbuar nga shtëpia.

Sinjali mëson se një patrullë e Policisë ka gjetur në rrugën nënën me tre fëmijë, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj përmes telefonit ka kërkuar që ajo të largohet nga shtëpia, në të kundërtën do ta mbys me thikë.

Sipas saj, ajo nuk i ishte bindur kërkesës së tij, por kur kishte arritur në shtëpi i dyshuari, e kishe dëbuar bashkëshorten me tre fëmijë dhe i kishte lënë në rrugë ata.

Viktima është shoqëruar në stacion ku ka rrëfyer gjithë dhunën para hetuesve policorë, teksa ka kërkuar që bashkë me fëmijët të dërgohet në strehimore.

Ndërkohë njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij, ku kanë sekuestruar thikën me të cilën dyshohet se e ka kërcënuar gruan.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Përleshje në Burgun e Dubravës, dy të burgosur e bëjnë për spital një tjetër