Lajm i hidhur: Vdes zëri i njohur i futbollit kosovar, gazetari e komentatori i Radio Kosovës, Milaim Krasniqi

Ka vdekur të premten mbrëma Milaim Krasniqi, gazetar shumëvjeçar i sportit. Krasniqi ishte prej emrave më të njohur të gazetarisë sportive në Kosovë.

Ai për dekada ka punuar në Radio Kosova, ndërsa në periudhën e fundit është përballur me një sëmundje të rëndë, të cilës nuk i ka mbijetuar.

Krasniqi ka drejtuar emisione të ndryshme në radio, ndërsa zëri i tij ishte i njohur për adhuruesit e sportit në vend.

Krasniqi ka vdekur në moshën 53-vjeçare.

Lexo edhe:  Mungon kuorumi për miratimin e këtij projektligji