Vdes një grua në Mitrovicë, policia gjen një armë në vendin e ngjarjes

Një grua ka humbur jetën në Mitrovicë, si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, derisa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë që dyshohet se është përdorur në rast.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion

Lexo edhe:  Janë në hasmëri që sa kohë, familja terrorizohet nga krisma e armëve në afërsi të shtëpisë