Bllokohet ashensori, qytetari pasi ndihmohet e sulmon zyrtarin policor

Në Prizren, gjatë ditës së djeshme u bllokua ashensori i një ndërtesë derisa në të ishin brenda dy persona, të cilët më pas filluan një grindje mes veti.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësiti policor dhe i zjarrfikësve dolën në vendin e ngjarjes dhe me forcë kanë hapur ashensorin, ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë dhe njërin prej tyre e ka sulmuar.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Stanovc të Vushtrrisë, rrotullohet vetura