Drenicasi e rrah gruan, e bën për spital

Telashet familjare janë të shpeshta, ku anëtarët përleshen mes vete apo pësojnë nga kryefamiljari.

Një rast i tillë ka ndodhur me 29 shkurt në në një familje në Drenas, ku një burrë dyshohet se pas një mosmarrveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase e Shqipërisë.

Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor ,ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dje [2 mars] dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Shoferi tejkalon në vijë të plotë në Gjilan, shkakton aksident – dy të lënduar