Bien temperaturat, ndryshon moti këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm në vendin tonë.

Dita e sotme parashihet me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë ditëve tjera parashihen edhe kushte për reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në familjen Velijaj në Junik, hajnat marrin rreth 70 mijë euro para të gatshme