Aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, një person dërgohet në Emergjencë

Sot rreth orës 22:15 ka ndodhur një aksident në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Në aksident bëhet e ditur se është përfshirë vetëm një veturë, ndërsa një person është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Në ora 22:13 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare është një aksident komunikacioni, e përfshirë vetëm një automjet. Një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha Veseli për Sinjalin.

Lexo edhe:  Në ora 8:00 fluturimi i parë drejtë Evropës, pa viza