Bënë për spital një person në Lipjan, tre të arrestuar

Policia e Kosovës në Lipjan ka arrestuar tre meshkuj, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje kishin sulmuar fizikisht një tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 19.10.2023, rreth orës 11:00, në fshatin Konjuh të Lipjanit, raporton Zeri.info.

“Tre meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  110 euro e kam socialin, nga 100 i paguaj qira” Babai në Prishtinë thotë se u detyrua që t’ia ndalë shkollimin djalit për të mbledhur kanaqe