Arrestohet prishtinasi që kreu vjedhje në disa lokacione

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:51, në Prishtinë.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte krye disa vjedhje në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:  Bie borë në Slloveni