Nën kërcënimin e armës grabitën para dhe cigare, arrestohen dy persona në Kaçanik

Një person në Kaçanik ka njoftuar Policinë se derisa ka qenë në vendin e punës ka hyrë një person i maskuar dhe në kërcënim të armës ka grabitur nga viktima 125 € para dhe dy boksa cigare.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 4:55, në Kaçanik, raporton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në vendin e punës ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës ka grabitur nga viktima 125 € para dhe dy boksa cigare. Lidhur me rastin njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit të dy shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar: tri armë, 37 fishekë, një radiolidhje, një shufër metalike dhe një palë dorëza”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Gruaja denoncon në Polici burrin e dhunshëm, thotë se ka telashe me alkoolin