Behxhet Pacolli tregon për herë të parë sa para mori në Rusi për ndërtimin e një spitali

Kreu i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili njihet si biznesmen i suksesshëm ka treguar për herë të parë kontratën që kishte nënshkruar në Federatën ruse për ndërtimin e një spitali.

Pacolli ka njoftuar se kishte marrë 280 mijë dollarë, derisa kishte punësuar 400 shqiptar nga Kosova.

Njoftimi i plotë:

Më datën e 22 korrikut, në një ditë të nxehtë të vitit 1992, në qytetin Jakutsk (kryeqyteti i Jakutis) nënshkrova kontratën e parë me vlerë prej 280.000.000 $, për ndërtimin e spitalit për “mbrojtjën e nënës dhe fëmijës”. Nga duart shqiptare u ndërtua spitali që edhe sot konsiderohet si më funcionali dhe më moderni në Federatën ruse. Isha i lumtur për suksesin (ishte kontrata e parë e këtij dimenzioni për Mabetexin) dhe për faktin se krijova mundësi të menjëhershëm për punësimin e mbi 4000 shqiptarëve nga Kosova të cilët kishin shumë nevojë për punësim… besa atëherë isha edhe shumë më i ri dhe me pëlqenin sfidat.

Lexo edhe:  Greva e minatorëve, Skenderi: Nëse s’ka rrugëzgjidhje, dikush mund ta humbë jetën