Pamje dramatike nga aeroporti i Beogradit pas alarmit për bombë

Mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit është raportuar për një bombë.

Aeroporti aktualisht është i mbyllur dhe avioni i fundit është nisur në orën 18:45. Të gjitha fluturimet e planifikuara pas kësaj kanë qenë me vonesë.

Një video e evakuimit të pasagjerëve nga një prej avionëve është shfaqur duke treguar pasagjerët e panikuar teksa po zbrisnin.

Siç raporton Tanjug, piloti ka marrë një alarm për bombë në një fluturim, pas së cilës ka lajmëruar policinë, pasi një nga pasagjerët i është dukur i dyshimtë.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan.

VIDEO

Lexo edhe:  Mësohet kush është gruaja që e vrau kunatën e saj në Dragash