Njësia Speciale patrullon me barka nëpër Ujman

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë (NJNSH) e Policisë Kufitare të Kosovës me zyrtarët e saj sot ka realizuar patrullim me barka lundruese në liqenin e Ujmanit.

“Policia e Kosovës, bazuar në kushtetutën e vendit dhe ligjin e policisë po vazhdon me përkushtim dhe profesionalizëm në realizimin e detyrave të përgjithshme të saj”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se përse bëhen këto patrullime nga ana e Policisë së Kosovës.

“Patrullime të tilla të Policisë së Kosovës, përveç mbikëqyrjes së kufirit ujor parandalojnë edhe veprat penale në kufij, ofrojnë sigurinë territoriale të ujërave, parandalojnë kalimet ilegale, kontrabandimin e mallrave, peshkiminilegal si dhe ofrojnë mbrojtjen ekologjike ujore” thuhet në njoftimim e policisë.

Lexo edhe:  Dhëndri nga Gjermania kërcënon me jetë motrat e gruas në Kosovë, posa vjen në pushim arrestohet