‘Balldëska’ e Konjufcës punësohet në Ministrinë e Ekonomisë

Konjufcës është rehatuar me një pozitë në Ministrinë e Ekonomisë. Edona Bajçinca, motra e gruas së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca është emëruar Këshilltare Politike e Ministres Rizvanolli.

Edona Bajçinca është emëruar në pozitën e këshilltares Politike të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shkruan Insajderi.

Emërimi i Edonës në këtë pozitë është publikuar edhe në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

Edona Bajçinca është motra e gruas së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës.Ajo në rrjetet e saj sociale jo rrallë herë ndan fotografi të ndryshme familjare bashkë me motrën e saj, Emira Bajçinca-Konjufca, e cila njëkohësisht edhe gruaja e Glauk Konjufcës.

Në fotot më poshtë shihet Edona Bajçinca, bashkë me kryetarin Konjufca dhe gruan e tij.

Edona Bajçinca kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2005.Kjo dëshmohet edhe me anë të një fotografie të publikuar para 3 viteve nga Edona, ku shihet përkrahë me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufcën.

Të dy të veshur në maica me logo të Lëvizjen Vetëvendosje.

Lexo edhe:  “Më e drejtë t’iu mundësohet qytetarëve tërheqja e mjeteve deri 30% nga Trusti, se sa parat të humbin në tregjet ndërkombëtare”