Banori shqiptar i veriut: S’kam frikë, kurrë më t’sigurtë s’kemi qenë – qeveritë e kaluara kanë qenë katastrofë

Situata gjatë ditës së sotme në veri nuk ka qenë si është më së miri, ani pse dorën në zemër kështu nuk ka qenë asnjëherë.

Një ekip i lajmi.net ka qëndruar në veri, për të marrë opionionet e qytetarëve që kishin qëlluar pranë ato momente.

Një syrresh pohoi se nuk është frikësuar aspak nga zëri i alarmit të lëshuar nga strukturat paralele, e që njihet si “uzbuna”.

Madje, ai ka thënë se asnjëherë më të sigurtë nuk kanë qenë. Këtu shfrytëzoi rastin të hedh kritika ndaj qeverive pararendëse.

“Kurrë s’jam tutë. Kurrë më sigurtë s’kemi qenë. Qeveritë e kaluara kanë qenë katastrofë”, tha ndër tjerash ai për lajmi.net.

Për VIDEO klikoni KËTU

Lexo edhe:  Qeveria ua paguan 50 kosovarëve udhëtimin në Vjenë, Kurti ua bën një kërkesë