Aksident në Akrashticë të Vushtrrisë, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se dy persona janë lënduar.

Ambulanca ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të lënduarit.

Edhe Policia e Kosovës po qëndron aty duke u marrë me rastin.

Kujtojmë se kjo rrugë alternative që kalon nëpër fshatra, po përdoret më shumë për shkak të kolonave.

Lexo edhe:  Rrahje masive me shishe, karrige e tavolina në “Sfens Pub” në Veri, pronari kërkon ndihmën e Policisë