Mori pasaportën e Kosovës, turku i famshëm i gëzohet heqjes së vizave

Fatih Koparan, një figurë e njohur e internetit në Turqi, është ‘shpërblyer’ pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian për Kosovën pasi ishte pajisur me pasaportë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

Koparan ishte pajisur me pasaportë të Kosovës duke përdorur origjinën e tij familjare nga Kosova.

Gati 16 vite pasi ishte pajisur me pasaportë, edhe ai e ka festuar heqjen e regjimit të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.

Ai thotë se disa e kishin tallur atë pas marrjes së pasaportës së Kosovës menjëherë pas pavarësisë, por se tani është ‘shpërblyer’ derisa shtetasit turq nuk kanë të drejtë udhëtimi pa viza për në BE.

“Kur Kosova fitoi pavarësinë në vitin 2008, unë shkova, aplikova dhe e mora pasaportën. Ata bënin shaka atëherë”, shkroi Koparan në një reagim në platformën sociale ‘X’ të dielën.

Lexo edhe:  Ish-komandanti i UÇK-së: Ahmet Krasniqi u vra nga shqiptarët