AUV konfiskon ushqimet që ishin në kompleksin Rajska Banja në Zveçan

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke konfiskuar ushqimet që kanë qenë në Rajska Banja në Banjskë të Zveçanit.

Këtë objekt dje e mori nën kontroll Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës.

Sot gjatë një konference për media, ministri Sveçla ka thënë se pronare e kompleksit është AKP’ja, derisa shtoi që “se dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj se është një mësim për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”.

“Pronare e këtij kompleksi është Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi. Se dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj se është një mësim për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”, tha ai.

Sveçla foli edhe për menaxhimin e këtij kompleksi tash e tutje, ndërsa tha se “destinimin final të këtij objekti do ta përcaktojmë ndërkohë”./eo

Lexo edhe:  Me shpejtësi dhe pa rrip sigurimi, Luizi nuk i hyn në punë miqësia me ministrat