Arrestohet një person për lëndim trupor në Ferizaj

Të martën rreth orës 22:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion, se në rrugën ‘’Nikë Prela’’ në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje, një person ka sulmuar me shufër metalike një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policët hetues të  stacionit në Ferizaj janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar, i cili ishte i njohur për policinë.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, policët hetues kanë arritur që në ora 23:00 të lokalizojnë të dyshuarin, e më pas edhe ta arrestojnë atë, me dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore personit tjetër.

I dyshuari A.F ( M/K) i moshës 42 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Lexo edhe:  “Nuk e pranoj kurrë”, çka po thonë serbët për kthimin e tabelave në RKS?