Aksident tjetër në Drenas, përplasen dy vetura

Një aksident tjetër trafiku ka ndodhur afër Drenasit.

Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident i cili ka përfunduar me dëme materiale.

Sipas lexuesve, aksidenti ka ndodhur te lagjia Baleci.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Rikujtojmë se sot në mëngjes në Drenas ndodhi edhe një aksident me pasoja fatale, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Lexo edhe:  E jashtëzakonshme: 39-vjeçari boshnjak flet 73 gjuhë