Fantastike: Vajza nga Podujeva specializon si mjeke në njërin nga spitalet më të njohura në Gjermani

Agnesa Neziri është një vajzë e re që ka lindur dhe është rritur në qytetin e Podujevës.

Madje, studimet e para edhe ato universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.

Ajo tani ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë specialiste e mjekësisë në njërin nga spitalet më të njohura në Gjermani.

Agnesa ka specializuar në qytetin e Badenit të Gjermanisë.

Ky është vetëm njëri nga sukseset e shumta që shqiptarët nga Kosova – sidomos të rinjtë – po i arrijnë në vendet e ndryshme perëndimore.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim