NISMA: S’votojmë asnjë qeveri për të cilën nuk marrim pjesën tonë të përgjegjësisë

Nisma Socialdemokrate nuk ka lëvizur nga qëndrimet e bëra publike pas zgjedhjeve.

Fatmir Limaj është gati të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike “për të mirën e vendit”.

Megjithatë, partia nuk do të votojë asnjë qeveri për të cilën “nuk e ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë, tha sot anëtari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi.

Matoshi i tha sot Paparacit se Nisma nuk mund ta dijë se çfarë pret Kurti për formimin e qeverisë së re, në një përgjigje ndaj raportimeve të mediave që sugjeronin se tre deputetë të Nismës do t’ia bëjnë Vetëvendosjes numrat për formimin e shumicës.

“Ne nuk mund ta dimë se çfarë pret Kurti”, tha Matoshi në një deklaratë për Paparacin të hënën. “NISMA nuk voton asnjë qeveri për të cilën nuk ka marrë pjesën e saj të përgjegjësisë”.

Portali Nacionale, të dielën në mbrëmje raportoi se Nisma Socialdemokrate “do ta votojë qeverinë e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje” pas stagnimit në përpjekje për unifikim në një bllok të katër partive opozitare.

Nacionale, duke cituar në një burim të mirëinformuar, raportoi se tre deputetë të Nismës “do t’ia votojnë qeverinë” Kurtit nëse dështon përpjekja opozitare për unifikim, por “pa hyrë në qeveri”.

Sipas raportimit të medias, Limaj tashmë ia ka bërë të qartë këtë qëndrim të saj lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës. Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza tha të premten se gjatë javës së kaluar ka zhvilluar negociata me LDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Matoshi tha se çështja e votimit të një qeverie me kryeministër Kurtin nuk është diskutuar brenda partisë.

“Nuk është diskutu kjo temë”, tha Matoshi.

Lexo edhe:  Ky është 15 vjeçari mitrovicas që vdiq sot, pasi u rrëzua nga një ndërtesë

Nisma ka shprehur pakënaqësi me angazhimin e deritashëm të subjekteve opozitare në përpjekje për krijimin e një blloku opozitar, i cili do ta dërgonte Kurtin në opozitë.

Por, Matoshi u bëri apel subjekteve opozitare për dakordim “mes vete sa më parë”.

“NISMA është e pakënaqur me angazhimin e partive të opozitës së deri tashme për të unifikuar qëndrimet për një bashkim të mundshëm dhe ju bëjmë thirrje që të dakordohen mes vete sa më parë”, tha anëtari i Nismës.

Lexo edhe:  Sherr me thika mes disa personave në Fier, humb jetën 19-vjeçari