Çmimet në bregdet më lirë se në Mitrovicë: Qytetari thotë se kafen turke e pagoi më pak 0,70 cent dhe ujin më lirë se 60 cent

Kur vije stina e verës, fillojnë të komentohen edhe çmimet në bregdetin shqiptar.

Të gjithë zakonisht vijnë me konstatime se çmimet në bregdet janë shumë të larta, shkruan Jepi zë.

Por, kështu nuk po mendon një mitrovicas, i cili po qëndron për pushime në Shqipëri.

Mitrovicasi ka postuar faturën ku shihet se për një kafe turke ka paguar vetëm 70 lekë, ndërsa për një shishe ujë pagoi 60 lekë.

I njëjti në Mitrovicë kur konsumon kafe turke në shesh paguan 1,50 euro, ndërsa një shishe ujë disa kafiteri e shesin për 1euro.

Lexo edhe:  Plas sherri mes dy punëtorëve në ‘Central Park’, 26-vjeçari e ther me thikë kolegun e tij