Të shtëna me armë, plagoset një polic i Kosovës – u shkrepën 4 plumba

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut.

Akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar te kjo ngjarje.

Burime të IndeksOnline pohojnë se nga të shtënat me armë është plagosur një zyrtar policor.

Sipas burimeve të portalit, në drejtim të tij janë gjuajtur 4 plumba.

 

Lexo edhe:  Qytetari nga Lipjani kërkon ndihmë, personi me të cilin gruaja e tij ka pasur lidhje para se të martohej i shkon në shtëpi i armatosur