Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell, por shumë i ftohtë sidomos në mëngjes.

Në mëngjes acari do të jetë i fuqishëm dhe temperaturat do të lëvizin nga -7 deri në -12 gradë Celsius, ndërsa ditën temperaturat në disa zona dalin në “plus” dhe maksimale mund të arrijë deri në 2 ose 3 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i ftohtë dimëror. Dukshëm më ngrohtë në viset mesdhetare në orët e mesdites. Në mëngjes acar i fuqishëm me temperatura nga -5 deri në -15 gradë Celsius në zonat malore. Acar edhe në viset mesdhetare dhe bregdetare me temperatura bë mëngjes nga 0 deri në -6 gradë Celsius.

Acar i fortë edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Temperaturat në mëngjes nga -5 deri në -16 gradë Celsius në zonat malore thellë në Mal të Zi, por edhe në lindje të Shqipërisë. Dita stabile dhe kryesisht me diell. Në mëngjes në disa vise mund të ketë mjegull ose vranësira të ulëta.

Të martën acari i fortë fillon të zbutet, njëkohësisht një fronti i dobët, i ftohtë ajror arrin në disa zona kontinentale. Reshje kalimtare bore priten në veri të Malit të Zi dhe rrallë në disa vise në Kosovë.

Mot i ngjashëm pritet edhe ditëve të ardhshme, me temperatura rreth vlerave mesatare apo normale për këtë periudhë kohore. Në Shqipëri pritet mot stabil, por në Kosovë nganjëherë disa fronte të ftohta kalimtare sjellin përkeqësime afatshkurtra./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “Padinë sa krytë edhe pastaj vazhdon hanë m** ai prapë”, Dimal Basha i kundërpërgjigjet qytetarit që pretendoi se ishin bashkë në një klasë