Atdheu i jep fund lidhjes me Xhulin

Atdhe Xheravina bëri të ditur në prime se nga ky moment do t’i jap fund lidhjes me Xhulin.

“I jap fund. Mendoj se historia e saj do të vazhdoj jashtë”, tha Atdheu në dhomën e rrëfimit.

“Është historia e saj, e respektojë. Kam pëlqim por nuk ma lë sedra”. “Askush nuk ndikon në vendimet e mija”, tha Atdheu kur u pyet për ndikimi që mund të ketë Stresi në këtë lidhje me Xhulin.

Kjo ndodhi pasi që Xhuli ka diskutuar përsëri për historinë e saj nga jashtë me reperin Noizy.

Menjëherë pasi nisi spektakli u transmetua biseda e Xhulit me Mbresën. Xhuli i tregon Mbresës se po priste rroba nga Noizy dhe se u ndie keq qe nuk kanë ardhur ende.

Tutje, Xhuli i thotë se e kanë pëlqyer njëri tjetrin dhe ishin duke u njohur për 5 muaj.

“Për 5 muj jena kanë tu u njoftu. Jena pelqy, por, nuk jena kanë në lidhje”, tha Juliana Nura.

Xhuli njëherë iu referua si ‘ish i dashuri’ për Noizyn, por që më pas u pendua dhe tha ‘shoki’.

Lexo edhe:  “50 mijë euro kush m’i sjell dëshmitarët” – Videoja sharlataneske e Sokol Halilit u shkakton probleme krerëve të UÇK-së në Speciale